Kryetari Veseli vizitoi Kampin memorial Aushvic-Birkenau
Varshavë, 11 shtator - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të qëndrimit në Poloni, si pjesëmarrjes në Forumin ekonomik, ka vizituar Kampin memorial Aushvic-Birkenau, kushtuar viktimave të holokaustit të shkaktuara nga regjimi nazist.
Me këtë rast, kryetari Veseli vuri kurorë me lule në shenjë kujtimi të të gjitha viktimave të holokaustit të kryera në këtë kamp të vdekjes, gjatë Luftës së Dytë botërore.
Ky kamp vrastar është dëshmi se deri ku mund të degradojë mendja e njeriut në forcë kundër njeriut tjetër. Këtu kujtova po ashtu se populli ynë gjithmonë ka qenë në forma të ndryshme kundër urrejtjes dhe mosdurimit në mes të popujve të ndryshëm, vlerësoi me këtë rast kryetari Veseli.