Kryetarët e komunave te Kosovës në vizitë studimore në Kroaci
![Kryetarët e komunave te Kosovës në vizitë studimore në Kroaci](https://ekonomia.info/repository/images/main/11_10_2016_5192702_Kryetare_dhe_nenkryetare_te_komunave.jpg)
Zareb, 11 tetor - Kryetarë dhe nënkryetarë të komunave, përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe të GIZ-së morrën pjesë në një vizitë studimore në Kroaci më qëllim të shkëmbimit të përvojave në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.
Delegacioni nga Kosova vizitoj Ministrinë e Mjedisit dhe Mbrojtjes së Natyrës, komunat Zapresic dhe Brdovec, dhe Kompaninë e Shërbimeve Publike në qytetin e Zagrebit.
Në Ministrinë e Mjedisit dhe Mbrojtjes së Natyrës, delegacioni u prit nga zëvendës ministrja znj. Lidija Runko Luttenberger.
Në këtë takim u prezantua korniza ligjore për menaxhimin e mbeturinave dhe obligimet ligjore për qytete dhe komuna. Në të njejtën kohë u prezantuan rezultatet, sfidat dhe caqet e vendosura nga qeveria e Kroacisë në këtë fushë.
Delegacioni vizitoj edhe qytetin e Zapresic dhe komunën Brdovec, ku u diskutua sistemi i menaxhimit të mbeturinave në nivel komunal.
Aty u theksua roli dhe përgjegjësia e kryetarëve të komunave si udhëheqës të reformave për përmirësimin e gjendjes mjedisore.
Kompania e Shërbimeve Publike në qytetin e Zagrebit prezantoj shërbimet për të cilat është përgjegjëse në kryeqytetin kroat.
Përfaqësuesi i kompanisë sqaroj sistemin e menaxhimit të mbeturinave, aktivitetet e riciklimit, procesin e konvertimit të gazit nga deponitë sanitare në energji elektrike dhe implikimet buxhetore për çdo sektor.
Vizita është organizuar në kuadër të skemës aktuale Gara për Mjedis të Pastër që synon mobilizimin e komunave dhe ministrive përkatëse për të përmirësuar sistemin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.
Vizita është mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), përkatësisht programi Shërbimet e Qëndrueshme Komunale.