Kryeparlamentari Veseli ka udhëtuar në Gjermani
Berlin, 12 mars - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, ka udhëtuar në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare parlamentare për luftimin e antisemitizmit, konferencë e organizuar nga Bundestagu gjerman në Berlin, nga data 13 deri 15 Mars 2016.
Me këtë rast, kryetari Veseli, do të ketë takime me autoritetet drejtuese të Bundestagut si dhe me homologë të tij nga vendet pjesëmarrëse në këtë konferencë.
Në njërën nga sesionet e Konferencës ndërkombëtare kushtuar antisemitizmit, kryetari Veseli merr pjesë si diskutues dhe do të flas rreth tolerancës në Republikën e Kosovës.