Kryeparlamentari Veseli ka udhëtuar në Bullgari
Prishtinë, 9 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar në Bullgari, ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkupunimit të Evropës Juglindore.
Kryetari Veseli do të zhvillojë takime me homologët e tij të parlamenteve të vendeve të rajonit.
Gjithashtu, do të ketë takim me Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev, ndërsa në Parlamentin bullgar do të zhvillojë takim bilateral me kryetaren e Parlamentit të Bullgarisë, Tsetska Tsatseva.
Të dielën, në qytetin Banjsko, nga kryetari i tij, Georgi Ikonomov, në një ceremoni të veçantë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të shpallet qytetar nderi i këtij qyteti.
Gjatë vizitës në Sofje, kryetari Veseli do të mbajë edhe një ligjeratë në Universitetin e Sofjes, në Degën e Ballkanistikës.