11 Janar 2025

Kryeministri Thaçi sot takohet me Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq

Bruksel, 17 janar - Kryeministri i Republikës Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq do të takohen sot në Bruksel në bisedimet që ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian.

Në këtë takim që do të jetë në praninë e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton pritet të bisedohet për pjesën veriore të Kosovës dhe Marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve.

Ky është takimi i katër i dy kryeministrave, me nismën dhe ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Takimi i parë midis Thaçit dhe Daçiq u mbajt më 19 tetor 2012, ndërsa i fundit më 4 dhjetor 2012.

Thaçi ka përsëritur qëndrimin e tij se në takimin që do të ndërmjetësohet si zakonisht nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, ai do t’i përmbahet agjendës e cila do të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe Planin e presidentit Marti Ahtisaari.

Në asnjë mënyrë, sipas tij, pala kosovare nuk do të pranojë që në tavolinën e bisedimeve të shtrohen çështjet që prekin në sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

Ndërkaq duke iu referuar tashmë temës qendrore të dialogut, asaj për gjendjen në veri të Kosovës, Thaçi tha se synimi i palës kosovare është shuarja e strukturave paralele atje dhe vendosja e institucioneve demokratike që do të punojnë në kuadër të sistemit kushtetues e juridik të Kosovës.

Ndërsa, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Kosova duhet që të ofrojë diçka në shkëmbim të ulëses në OKB. Por, kundër kësaj ideje ka qenë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq. Ai ka hedhur poshtë mundësinë që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, duke e quajtur këtë vetëm si një iluzion.

Në takimin që mbahet sot në mes të dy kryeministrave, pritet të diskutohet për mënyrën e legalizimit të strukturave paralele serbe në veri dhe të gjendet një mënyrë që të njëjtat t’i binden organeve shtetërore të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)