Kryeministri Thaçi sot takohet me kryeministrin Daçiq
Bruksel, 7 nëntor - Shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton i ka ftuar kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë për bisedime të reja.
Në Bruksel takohen sot kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, për të vazhduar biseidmet që synojnë normlizimin e raporteve.
Catherine Ashton ka ftuar kryeministrin Daçiq dhe kryeministrin Thaçi në një takim në Bruksel të mërkurën. Qëllimi i këtij takimi është vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Ashton.
Takimi i parë është mbajtur në muajin tetor, në zyrën e baroneshës Ashton, në biseidmet e para të nivelit të lartë mes palëve, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.