Kryeministri Rama përgjigjet për reagimet në Kosovë ndaj takimit të Nishit
Nish, 14 tetor - Sot në mbarim të Forumit të biznesit Serbi-Shqipëri në Nish, kryeministri Edi Rama ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Ai u pyet nga Znj, Kaltrina Ibishi, në emër të Tema TV dhe mediave nga Kosova në lidhje me reagimet që kishte dhe ka krijuar dhe sot ky takim. Më poshtë pyetja e gazetares dhe përgjigja e zotëri Ramës.
Kaltrina Ibishi, Tema TV, Freelance për mediat nga Kosova: Petrit Selimi nga Partia Demokratike e Kosovës ka shkruar një artikull të fundit kundër jush, ndoshta e ka shkruar me lejen e mikut tuaj, Presidentit Thaçi. Ai thotë, a mos vallë keni rënë ju në grackën e serbëve? Rruga Nish-Tiranë a është pretekst? Pse takimi i Nishit ka krijuar kaq reagim në Kosovë?
Kryeministri Rama: E para, nuk e njoh këtë Petrit Selimin dhe nuk çuditem fare, përkundrazi, përgëzoj çdo petrit selim që shkruan mendimin e vet, sepse jetojmë në një vend, në një hapësirë të lirë ku nuk ka censurë as nga partia, as nga Serbia.
\"Kështu që i uroj sukses Petrit Selimit dhe gjithë petrit selimave të tjerë dhe të shkruajnë çfarë tu vijë për mbarë. Përsa më takon, unë do vazhdoj të bëj atë që mendoj se është gjëja më e mbarë për shqiptarët e Shqipërisë dhe patjetër, kur flas për Kosovën, dhe për shqiptarët e Kosovës. Pastaj, historia do gjykojë edhe mua dhe Petrit Selimin, në qoftë se do e mbajë mend.\"