Kryeministri izraelit urdhëron sulme në Gaza
Tel Aviv, 19 gusht - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ushtrinë që ti nis sulmet në Rripin e Gazës. Urdhri vjen pak kohë pas lëshimit të disa raketave nga ana e militantëve palestinezë në territorin izraelit.
Një zyrtar izraelit ka thënë se në përgjigje të shkeljes së armëpushimit nga lëvizja Hamas, shteti izraelit do ti sulmojë lokacionet terroriste.
Një armëpushim pesëditorë u zgjat edhe për 24 orë të tjera ditën e hënë, ndërkohë që ekipet nga të dyja palët po bëjnë përpjekje për të arritur një marrëveshje, e cila do tu jepte fund disa javë luftimesh.
Që prej nisjes së luftimeve më 8 korrik, kanë vdekur më shumë se 2.800 persona.