14 Janar 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot viziton Serbinë

Tiranë, 10 nëntor - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të realizojë një vizitë zyrtare 2-ditore në Serbi, me ç’rast shënohet vizita e parë që një udhëheqës shqiptar zhvillon vizitë zyrtare në Serbi, pas 68 vjetësh.

Ai do të pritet nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa thuhet se dy kryeministrat do të nënshkruajnë disa marrëveshje ndërshtetërore.

Rama, në aeroportin e Rinasit - nga ku edhe do të niset për vizitën e tij në Serbi - nuk do ta përcjellin vetëm mediat.

Është Aleanca Kuq e Zi e cila do të protestoj sot në Rinas, për të kundërshtuar vizitën e tij në shtetin serb. Udhëheqësi i kësaj Aleance, Kreshnik Spahiu, ka thënë se kryeministri shqiptar, me këtë vizitë do t’i bëjë nder vetëm shtetit serb.

“Vizitë kjo për të treguar se Serbia është e qëndrueshme dhe është shtet që garanton stabilitetin dhe paqen dhe pas kësaj nuk do të jetë Shqipëria, por serbët dhe shteti i tyre të cilët do të përfitojnë politikisht”, ka thënë Spahiu.

Protesta e Aleancës Kuq e Zi, sipas Spahiut, do të fillojë qysh në orët e para të mëngjesit, me një banderolë gjigante ku shkruhet “Kosova është Shqipëri”.

Aleanca Kuq e Zi do t’i bëjë thirrje kryeministrit Edi Ramës që fjalët “Kosova është Shqipëri” t’i thotë edhe ai mu në mes të Serbisë, ashtu siç kishte vepruar patriarku Irinej në Shqipëri, ku nga goja nxjerri fjalët “Kosova është Serbi”.

Një gjë që duhet ta ketë parasysh Edi Rama në Beograd, sipas Aleancës Kuq e Zi, është edhe kërkimfalja për gjenocidin në Kosovë, që Rama duhet ta kërkojë nga shteti serb.

“Ne nuk duhet ta harrojmë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Askush nuk mundet të shkojë e të ulet i barabartë në mes të Beogradit nëse Serbia nuk kërkon falje ndaj shqiptarëve dhe asaj çfarë ka bërë për vite të tëra”, thotë Spahiu.

Aleanca Kuq e Zi kërkon që askush mos ta nëpërkëmb dinjitetin dhe integritetin e shqiptarëve.

Tirana zyrtare e konsideron këtë ditë si mundësi për hapje të një kaptine të re në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Ka qenë e paraparë që Rama të vizitojë Beogradin më 22 tetor, por udhëtimi është shtyrë për shkak të dhunës në ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)