Kroatët: Në Serbi nuk ishte Putini, por kopja e tij
Zagreb, 22 tetor - Vizita e presidentit rus në Beograd është komentuar shumë nga mediat serbe, ata rajonale, por edhe ata evropiane e botërore.
Ata që e kanë ngacmuar më së shumti Putinin për këtë vizitë kanë qenë kroatët.
Mediat në Kroaci kanë dalë në përfundimin se në Beograd nuk ishte Putini i vërtetë, por kopja e tij.
Sipas kroatëve, kopja e Putinit quhet Jurinj dhe e zëvendëson atë në takime më pak të rëndësishme.
Mediat në Kroaci aludojnë se Putini i vërtetë është nisur nga 16 tetori në drejtim të Milanos.