15 Janar 2025

Kroacia refuzon të loboj për Serbinë në BE, ndihmon Kosovën

Zagreb, 29 gusht - Disa ligjvënës në Parlamentin Evropian kanë kritikuar Kroacinë, për shkak se ajo nuk është e interesuar për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Kështu, në delegacionin e Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me vendet jashtë BE-së, veçanërisht me Serbinë, nuk ka asnjë përfaqësues kroatë.

Serbia është i vetmi vend në rajon, në delegacionin e të cilit nuk është asnjë deputet kroatë.

Në anën tjetër, pothuajse gjysma e komitetit që merret me çështjen e pranimit të Bosnjë dhe Hercegovinës përbëhet nga deputetë kroatë.

Megjithëse nuk ka komision të veçantë për Kosovën, ligjvënësit që janë angazhuar për rastin e Bosnjës, do të trajtojnë edhe çështjen e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq në delegacionin e Serbisë kryesisht do të jenë përfaqësues nga Sllovenia, Hungaria, Bullgaria dhe vende të tjera fqinje.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)