Kroacia mbyll kufijtë me Serbinë
Zagreb, 18 shtator - Pas një fluksi të madh emigrantësh edhe Kroacia mbylli kufijtë me Serbinë.
Autoritetet kroate janë shprehur se kanë mbyllur shtatë nga tetë rrugët e kufirit me Serbinë.
Sipas tyre, vetëm rruga që lidh Beogradin me Zagrebin, në Bajakovo, mbetet e hapur aktualisht.
Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër, pasi që kur Hungaria mbylli kufijtë me Serbinë, në vendin tonë kanë ardhur 13.000 mijë refugjatë.\"
\"Jemi përpjekur të strehojmë refugjatët në qendra azili, por numri i madh i tyre ka bërë që shumë persona të mbeten rrugëve, kanë shtuar autoritetet në Kroaci.
Ndërkohë, ditën e enjte, ministri i Brendshëm kroat, Ranko Ostojic, tha se vendi i tij është mbushur plot.
Ostojic, iu drejtua emigrantëve me këtë mesazh: Mos ejani më këtu! Qëndroni në qendrat e emigrantëve në Serbi, Maqedoni dhe Greqi. Kroacia nuk është rruga për në Europë. Nuk mund të shkoni dot me autobus në veri, është një gënjeshtër.