Kriza në kreqi nxit emigrimin nga qyteti në fshat
Athinë, 1 prill - Kriza ekonomike në Greqi e ka shtyrë popullin të kërkojë rrugë alternativë për të siguruar jetesën.
Në Greqi, ndërkohë që brezi i mëparshëm emigroi nga fshati në qytet, në ditët e sotme po përjetohet e kundërta, banorët po i kthehen fshatit.
Përqindja e papunësisë në Greqi në popullatën me moshë të re ka arritur në 35%.
Me mijëra njerëz kanë vendosur të kthehen në fshat pasi nuk kanë arritur të gjejnë punë në qytet.
Edhe përqindja e të rinjve që regjistrohen nëpër shkollat bujqësore ose në detari, bëhet e ditur se këto muajt e fundit është shtuar dukshëm.