11 Janar 2025

Kriza a refugjatëve – sfidë kryesore e rajonit

Sofje, 2 shkurt - Migrimet dhe kriza aktuale e refugjatëve përbëjnë sfidën kryesore për Evropën Juglindore dhe ato duhet të gëzojnë prioritet në agjendën e qeverive të vendeve të rajonit, kanë konkluduar në deklaratën e tyre të përbashkët ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL) në samitin e tyre të mbajtur të martën në Sofje të Bullgarisë.

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë theksuar në deklaratën e tyre të përbashkët se sfida e refugjatëve do të mund të adresohet me sukses vetëm nëse aprovohet qasja e gjithmbarshme mbi-kufitare në trajtimin dhe zgjidhjen e këtij problemi. Më tutje, në deklaratë thuhet se kjo qasje do të mund të ketë sukses vetëm nëse arrihet bashkëpunimi më i mirë i të gjithë subjekteve relevant nga shkalla ndërkombëtare e evropiane deri te ajo rajonale, nacionale e lokale.

“Lëvizjet e migrantëve përbëjnë sfidën kryesore shoqëroro-ekonomike, politike e humanitare në Evropën Juglindore dhe ky do të jetë prioritet kryesor i rajonit në vitet e ardhshme,” ka thënë ministri i jashtëm i Bullgarisë dhe nikoqir i samitit, Daniel Mitov.

Sekretari i përgjithshëm i Komisionit Rajonal për Bashkëpunim (KRB), Goran Svillanoviq, ka thënë se mekanizmi të cilin ai e drejton dhe i cili angazhohet për avancimin e bashkëpunimit të gjithmbarshëm mes vendeve të PBEJL, do të angazhohet në implementimin e deklaratës së ministrave të jashtëm për krizën e refugjatëve. Ai ka shprehur optimizëm se ky vit do të shënoj “progres drejt integrimeve Evropiane dhe Euro-Atlantike të gjithë rajonit të Evropës Juglindore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)