11 Janar 2025

Krijohet rrjeti i të rinjve dhe i studentëve në Turqi

Stamboll, 14 mars - Angazhimi më i madh i rinisë dhe  i studentëve, si brez i ardhshëm i liderëve, është i domosdoshëm. Shqiptarët janë njohur në botë si një komb me rini kreative, inteligjente dhe punëtore, duke ia shtuar këtyre edhe numrin e madh, me të cilin përfaqësohen.

Ministria e Diasporës, në kuadër të përgjegjësive e përmbushjes së objektivave dhe planit të veprimit që dalin nga Ligji i Diasporës dhe Mërgatës, si dhe Strategjia për Diasporën dhe Mërgatën, e ka iniciuar themelimin e rrjetit për të rinjtë dhe studentët në Republikën e Turqisë, në Stamboll,  rrjet ky që do të iniciojë bashkëpunimin ndërmjet shoqatave të të rinjve dhe studentëve në Turqi. Më pas, ky bashkëpunim do të bartet edhe në vendet e tjera të botës.

Ky rrjet u krijua në praninë e rreth 20 përfaqësuesve të shoqatave të ndryshme rinore në Turqi dhe individëve, në mesin e të cilëve i pranishëm ishte edhe kampioni i Turqisë në pingpong, si dhe studentë të tjerë ekselentë në fushat e tyre përkatëse.

Pas një diskutimi dy orësh, në ambientet e një biznesi të suksesshëm shqiptar, u krijua edhe grupi koordinues prej 11 vetash, të cilët në një të ardhme të afërt do ta themelojnë edhe strukturën e rrjetit.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës, Osman Shahini, bashkë me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Stamboll, Rrahim Morina, dhe u.d. drejtori i Qendrës Kulturore në Turqi, Qamil Bytyqi, e përshëndetën organizimin, duke porositur se rinia shqiptare në diasporë është një fuqi e madhe si intelektuale, ashtu edhe artistike, dhe kjo fuqi, pasi të bashkohet, duhet të shfrytëzohet për ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e pozitës të të rinjve në vendet ku jetojnë.

Po ashtu, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës, z. Shahini, mbajti një takim me përfaqësuesit e më shumë se 20 shoqatave shqiptare në Stamboll dhe rrethinë, të cilët i njoftoi për punën e Ministrisë së Diasporës, në veçanti në ruajtjen e identitetit dhe gjuhës, për çfarë edhe kërkoi angazhim nga shoqatat që t’i japin prioritet sensibilizimit për mësimin e gjuhës shqipe nga diaspora shqiptare në Turqi.

“Ruajtja e identitetit është një hallkë e rëndësishme e punës së Ministrisë. Por, ajo që,  po ashtu, është  e vlefshme është potenciali ekonomik për ata që mësojnë gjuhën shqipe”, theksoi z. Shahini, duke cekur shembuj të investitorëve të ndryshëm nga Turqia në Kosovë dhe të atyre që mbajnë pozita të larta në organizata ndërkombëtare në Kosovë e Shqipëri e që kanë prejardhje shqiptare.

Në anën tjetër, konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Stamboll, z. Morina, theksoi kontributin e diasporës shqiptare në ndihmën dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës.
 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)