10 Janar 2025

Krichbaum: Serbia ta njohë Kosovën

Berlin, 8 tetor - Serbia në fund të negociatave për anëtarësim në BE, do të duhet të japë një përgjigje të qartë në drejtim të pavarësisë dhe njohjes së Kosovës, ka thënë Gunther Krichbaum, Kryetar i Komisionit për çështje të BE-së në Parlamentin e Gjermanisë.
 
“Unë jam i vetëdijshëm se procese të caktuara marrin më shumë kohë. Megjithatë, ajo duhet ta njohë realitetin që e ka prodhuar lufta”, ka theksuar ai.

Sipas tij, Serbia duhet të përqendrohet në sfidat e ardhshme, të tilla si globalizimi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në pyetjen nëse kjo do të thotë se Beogradi duhet njohë de facto apo de jure pavarësinë e Kosovës, diplomati gjerman pyet: “Ku është dallimi këtu”!? Ndërsa, në reagimin e gazetarit se për Serbinë ekziston dallimi dhe nëse ekziston mundësia e përdorimit të modeleve të dy Gjermanive, Krichbaum shton:

“Edhe Gjermania ka humbur territore pas Luftës së Dytë Botërore. Kufijtë e Gjermanisë më 1937 ishin ndryshe nga sot. Tani është e rëndësishme që qytetarët të jetojnë në paqe, në demokraci dhe shtetin ligjor”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)