Krasniqi në Bruksel bisedon për rastin Kleçka
Bruksel, 26 mars - Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka udhëtuar për në Bruksel, ku është duke zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.
Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka takuar Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën, po ashtu edhe eurodeputetin, Eduard Kukan.
Në takimet e zhvilluara temë kryesore ishte skandali i EULEX-it në rastin Kleçka, ku Krasniqi ua ka shprehur shqetësimet e NISMA-s për Kosovën rreth këtij skandali.
Në këto takime të zhvilluara në Bruksel, Krasniqi ka diskutuar edhe për tema tjera aktuale dhe të rëndësishme për Kosovën.
Krasniqi, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, do të ketë edhe takime me zyrtarë tjerë të Bashkimit Evropian.