11 Janar 2025

KQZ vëzhgon zgjedhjet në Republikën Domenikane

Santo Domingo, 14 maj - Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në përbërje të anëtarëve Betim Gjoshi e Adnan Rrustemi, po qëndrojnë në Republikën Domenikane për të vëzhguar zgjedhjet në këtë shtet që do të mbahen nesër.

Delegacioni i KQZ-së si pjesë e Misionit Vëzhgues Zgjedhor (MVZ) i formuar nga disa vende anëtarë të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) pjesë e së cilit është edhe KQZ e Republikës së Kosovës, kanë zhvilluar takimet të ndryshme si dhe kanë parë nga afër përgatitjet para ditës së zgjedhjeve.

Misioni i Vëzhguesve Zgjedhor Ndërkombëtar janë pritur në takim nga Presidenti i Bordit Qendror të Zgjedhjeve, Roberto Marquez, i cili aktualisht është edhe Kryetar i A-WEB’it,  dhe nga Presidenti i Tribunalit të Lartë për Zgjedhje, Mariano Rodriguez Rijo. Në këtë takim mirëseardhjeje, vëzhguesit janë njohur edhe me inovacionet në procesin zgjedhor.

Para ditës së zgjedhjeve, anëtarët e KQZ-së së bashku edhe me vëzhguesit tjerë nga vende të ndryshme të botës, janë pritur në takim nga Presidenti i Republikës Domenikane, Danilo Medina Sanchez, ndërsa më vonë kanë zhvilluar takime të ndara me Kandidatët Presidencial.

Në kuadër të takimeve të mbajtura para ditës së zgjedhjeve, grupi i vëzhguesve ishin pjesë edhe e panelit me katër ish-Presidentët e shteteve të ndryshme, si: Carlos Mesa (Bolivi), Rodriguez Zapatero (Spanjë), Vinicio Cerezo (Guatemalë) dhe Martin Torrijos (Panama), të cilët floën lidhur me përvojat elektorale në të kaluarën.
 
Po ashtu, grupi i vëzhguesve kanë marrë pjesë edhe në panele diskutimi me shoqërinë civile, analist politik, ekspert të zgjedhjeve nga Republika Domenikane dhe mysafirë nga shtetet tjera.
 
Gjatë ditës së zgjedhjeve, Misioni Vëzhgues Zgjedhor do të përcjellin nga afër procesin e votimit në disa Qendra Votimi; mbylljen e votimit; numërimin e votave; dhe shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve.

Zgjedhjet e ditës së diele të organizuara nga Bordi Qendror i Zgjedhjeve janë të shumëfishta pasi do të zgjedhet Presidenti dhe Zëvendës Presidenti; Senatorët dhe Deputetët e Kongresit Kombëtar; Kryetarët e Kuvendeve dhe Drejtorët e Distrikteve Komunale dhe Deputetët që do të përfaqësojnë komunitetin domenikan që jeton jashtë vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)