KQZ-ja anëtarsohet në ACEEEO
Tiranë, 21 shtator - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është anëtarësuar në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë me të drejta të plota, duke u bërë anëtari i 25 i këtj Asociacioni.
Ky vendim është marrë para pak çastesh në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të ACEEEO-s.
Për anëtarësimin e KQZ-së në ACEEEO votuan shumica e përfaqësuesve të pranishëm në këtë mbledhje.
Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka, ka falënderuar pas votimit të gjithë ata që mbështeten anëtarësimin e KQZ-së. Ajo gjithashtu theksoi edhe ndihmën e madhe që KQZ-ja e Shqipërisë ka dhënë në këtë drejtim.