11 Janar 2025

Kosovës i hapet rruga e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Bruksel, 7 shkurt - Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian me shumicë votash ka miratuar një rezolutë për Kosovën e Serbinë.

Me miratimin e saj Kosovës i është hapur rruga e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes BE dhe Kosovës.

Në dokumentin për Kosovën të paraqitur nga eurodeputeja Urlike Lunaçek para Komitetit për Politikë të Jashtme të PE-së thuhet se, Bashkimi Evropian mund të lidhë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën, edhe pse pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Eurodeputetja deklaroi se nuk mund të pranohet ndarja e Kosovës. Projekt-rezoluta po ashtu u bën thirrje pesë anëtareve evropiane, që të pranojnë shtetin e ri.

Ndërkaq, dokumenti për Serbinë kërkon që këtij shteti t’i jepet sa më parë data e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me kusht që Beogradi të plotësojë kushtet themelore dhe të vazhdojë procesin e reformave.

Njëri nga kushtet e BE-së për Serbinë, është Kosova. Autoritetet evropiane u kanë vënë kusht atyre serbe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nëse duan të avancojnë në procesin e integrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)