11 Janar 2025

Kosova s’mund ta ndalojë hyrjen e Serbisë në BE

Beograd, 31 dhjetor - Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Michael Davenport ka thënë se kapitulli 35 ka të bëjë me normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve Beograd - Prishtinë dhe se këto nuk janë bisedime për njohjen e Kosovës.

Davenport ka theksuar se në asnjë dokument ë Këshillit të Evropës nuk përmendet njohja e Kosovës dhe se për këtë nuk bëhet fjalë as në negociata.

Shefi i Zyrës së BE-së për Serbinë për gazetën “Politika” të Beogradit, transmeton Koha.net, ka thënë se kapitulli 35 me siguri do të hapet gjatë negociatave, sepse bëhet fjalë për procesin e normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve Beograd – Prishtinë që është në vazhdim.

“Ky është ai termini që përdoret në të gjitha konkluzionet e Këshillit të Evropës si dhe në platformën negociuese për Serbinë. Është e qartë se duhet të arrihet edhe marrëveshja e detyrueshme juridike”, ka thënë Davenport.

Shefi i misionit të BE ka hedhur poshtë sugjestionin se kapitulli 35 e favorizon Prishtinën dhe se asaj praktikisht i jep të drejtën e vetos për hyrjen e Serbisë në BE.

“Fjala është për dialog në të cilin kanë detyrime të dy palët se nuk guxojnë ta bllokojnë njëra - tjetrën në rrugën e integrimeve evropiane”, ka thënë Davenport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)