11 Janar 2025

Kosova, rrezik për sigurinë e brendshme të BE-së

Prishtinë, 9 shkurt - Mosluftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar, shkeljet e të drejtave të njeriut, mosimplementimi i ligjeve, si dhe zhvillimet legjislative dhe institucionale në Kosovë, sipas Komisionit Evropian, përbëjnë rrezik për sigurinë e brendshme të Bashkimit Evropian dhe për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.
Kështu të paktën thuhet në raportin e hartuar nga Komisioni Evropian, të cilin do t’ia dërgojë Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave të BE-së dhe një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta “Zëri”.

Në raportin e parë të publikuar nga KE-ja, vlerësohet progresi i arritur nga institucionet e Kosovës në përmbushjen e kushteve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, thuhet se Kosova vazhdon të mbetet vend i rrezikshëm për t’ia hequr regjimin e vizave dhe paraqet një listë rekomandimesh të mëdha, që Prishtina zyrtare duhet t’i marrë parasysh dhe t’i plotësojë nëse dëshiron që qytetarët e saj të udhëtojnë pa viza në BE.

Krimi i organizuar, korrupsioni, shkelja e të drejtave të njeriut, ligje që nuk përkojnë me standardet e BE-së, ligje të miratuara por që nuk zbatohen, aktivitete kriminale, si trafikim i qenieve njerëzore, drogës,  armëve, cigareve e karburanteve, janë disa nga arsyet që KE pengon liberalizmin e vizave për Kosovën.

“Kosova vazhdon të ballafaqohet me sfida të mëdha në parandalimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Aktivitetet kriminale të ndryshme”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)