Kosova po e fundos kryeministrin serb Daçiq
Beograd, 8 shkurt - Sociologia dhe ish funksionarja e lartë e Serbisë, Vesna Peshiq lidhur me trazirat dhe turbulencat në Qeverinë e Serbisë, pohon se shkaku për këto zhvillime është Kosova.
E vërteta e zhvillimeve të fundit dhe skandaleve në Serbi, në të vërtetë janë për fundosjen e kryeministrit serb Ivica Daçiqit, për shkak të Kosovës, ka deklaruar Peshiq, e cila ka mjaft influence në politikën serbe.
\"Është shumë vështirë të kuptohen zhvillimet e reja në Serbi, ku ngjarjet dhe zhvillimet radhiten njëri pas tjetrit që tronditin Serbinë me skandalet që nuk kanë të ndalur
Kur të zbulohet dhe zbardhet mirë lidhjet udbasho-mafioze, atëherë del se fjala është për vetëm një ngjarje e ajo është fundosja e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar Vesna Peshiq.
Ajo me këtë rast ka theksuar se Daçiqi është politikani i parë serb që është ulur në mënyrë të barabartë të bisedojë me ndonjë përfaqësues të politikës së shqiptarëve të Kosovës.
\"Jo vetëm që është ulur të bisedojë me Hashim Thaçin, duke synuar zgjidhjen e problemit, por edhe e ka porositur dhe njoftuar patrikun serb se Kosova nuk mund të kthehet nëse nuk hynë në UE, ndërsa atyre mbrojtësve-paternalistëve të Kushtetutës, u ka sugjeruar që le ta marrin Kushtetutën ndër sqetull dhe të shëtisin nëpër Kosovë nëse munden, ka theksuar sociologia serbe Vesna Peshiq.
Sipas sajë, fjala që e ka tepruar dhe e ka stërmbushur gotën e kryeministrit serb është fjala ulësja në OKB për Kosovën, që ka sjellë deri tek vendimi me vdekje për kryeministrin serb.