11 Janar 2025

Kosova nënshkruan sot MSA-në

Strasburg, 27 tetor - Kosova pret të nënshkruajë sot Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, një hap ky që shënon edhe vendosjen e marrëdhënieve të para kontraktuale të saj me Bashkimin Evropian.

Marrëveshjen do të nënshkraujë Kryeministri Isa Mustafa së bashku me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Federika Mogherini.

Me 22 tetor Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Miratimi i MSA-së në Këshillin e BE-së shënon përfundimin e procesit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe hap rrugë për nënshkrimin e MSA-së sot në Strasburg.

MSA parasheh themelimin e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimin Evropian dhe paraqet hapin e parë formal drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së, do të duhet ratifikimi i saj në 28 parlamentet anëtare të Bashkimit Europian, një proces që nuk duket se do jetë dhe aq i lehtë, kur në mes, janë dhe 5 shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Por, nënshkrimi i i marrëveshjes ndodhë në një periudhë kur Kosova po përballet me përplasje ndërmjet koalicionit qeverisës dhe partive opozitare të cilat kanë bllokuar tash e më shumë se një muaj edhe punën e parlamentit në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve me Serbinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)