10 Janar 2025

Kosova jo si shtet në marrëveshjet me BE-në

Bruksel, 3 tetor - Nëse pesë shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën bien dakort gjatë këtij muaji, BE-ja, do të mund të miratonte vendimin për të autorizuar Komisionin Evropian që të nisë negociatat me Kosovën për “Marrëveshjet Kornizë” për pjesëmarrjen e Kosovës në disa programe të Bashkimit Evropian.

Kështu i ka thënë gazetës “Koha ditore” disa burime diplomatike të BE-së në Bruksel, duke përsëritur se nga aspekti ligjor është konfirmuar mundësia që një autorizim i tillë të jepet bazuar në paragrafët 3 dhe 4 të artikullit 218 të Traktatit mbi funksionimin e Bashkimit Evropian (TFEU).

Shërbimi ligjor e ka dhënë këtë mendim pas draftit të propozimit që ka bërë BE-ja për vendimin për ti dhënë Komisionit Evropian autorizimin për nisjen e negociatave dhe për të caktuar udhëzimet për negociata të tilla.

Në dokumente e publikuara shihet se propozimi mbështetet në paragrafët 3 dhe 4 të artikullit 218 të Traktatit të BE-së dhe nuk përmend paragrafët 1 dhe 2 dhe as paragrafët e tjerë.

Sipas diplomatëve të BE-së, kjo është bërë me qëllim që të mos nxihen 5 shtetet, të cilat nuk e njohin Kosovën si shtet, e paragrafit 1 dhe 2 flasin për marrëveshje mes BE-së dhe shteteve të trera apo organizatave ndërkombëtare”.

Në anën tjetër paragrafi 2 thotë se “Këshilli duhet të autorizojë hapjen e negociatave, të miratojë direktivat për negociata, të autorizojë nënshkrimin e marrëveshjes dhe konkludimin e saj”.

Paragrafët 3 dhe 4 të cilët synohen të merren si bazë për të nisur negociatat për Kosovën, flasin për mundësinë që marrëveshjet të bien në kompetenca të komisionit apo të përfaqësuesit të lartë në raste kur marrëveshja “ekskluzivisht apo parimisht” është në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

Në raste të tilla sipas këtij paragrafi, Komisioni apo përfaqësuesja e lartë, duhet t`ia paraqesin rekomandimin Këshillit, i cili duhet të marrë vendim për të autorizuar hapjen e negociatave dhe, varësisht nga tema e marrëveshjes së parashikuar, të nominojë një negociator të Bashkimit Europian apo një shef të ekipit negociator të tij. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)