Kosova hap librin e ngushëllimeve në Berlin dhe Munich
Berlin, 25 korrik - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se në Ambasadën në Berlin dhe në Konsullatën në Munich nga nesër (e martë) do të hapet libri i ngushëllimeve për viktimat në Munich.
MPJ-ja njofton se nga 26 korriku 2016 deri më 29 korrik 2016, në Ambasadën e Kosovës në Berlin do të jetë i hapur Libri i Zisë prej orës 14:00 deri në orën 16:00, ndërsa në Konsullatën në Mynih prej orës 13:00 deri në orën 16:00.
Trupat e pajetë të dy të rinjve Dijamant Zabërgja dhe Armela Segashi, pritet të arrijnë sonte në aeroportin e Prishtinës