Kosova e pavarur, Vuçiç thërret ambasadorët e 5 shteteve
Beograd, 11 nëntor - Vetëm disa orë pas përplasjes me kryeministrin Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp për çështjen e Kosovës, kryeministri serb Vuçiç ka thirrur në një takim ambasadorët e pesë shteteve.
Në takimin e planifikuar të mbahet në ndërtesën e qeverisë serbe, u thirrën ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë.
Sipas agjencisë serbe Tanjug, ky takim vjen pasi kreu i qeverisë shqiptar përmendi gjatë fjalimit të tij në Beograd, pavarësinë e Kosovës. Tanjug shkruan se kryeministri Rama abuzoi me besimin e kreut të qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç, duke shkelur edhe protokollin.