Kosova drejt pranimit në UNESCO
Paris, 21 tetor - Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s në Paris sapo ka votuar rekomandimin që Kosova të pranohet si anëtare e kësaj organizate.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Twitter, ka treguar se 27 vende votuan pro Kosovës, 14 kundër, ndërsa 14 të tjera abstenuan.
Kosovës tashme i ka mbetur edhe votimi final. Për tu pranuar Kosova në UNESCO vendoset me dy të tretat e shumicës së vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate ndërkombëtare, e cila do të mbahet në muajin nëntor.
Aplikimi për pranimin e Kosovës në UNESCO është dorëzuar formalisht nga Shqipëria dhe është mbështetur nga mbi 45 vende mike.