Kosova dhe Serbia marrin pjesë në takimin rajonal
Podgoricë, 7 mars - Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë kanë marrë pjesë në një takim rajonal, për herë të parë që nga nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal.
Në takimin që u zhvillua në Danillovgrad të Malit të Zi, me rastin i inicimit të platformës së Ballkanit perëndimor për arsim dhe trajnim, në tavolinën e delegacionit të Kosovës ka qëndruar mbishkrimi Kosovë, së bashku me yllin, raportojnë mediat në Podgoricë.
Delegacioni kosovar i arsimit po merrë pjesë në konferencën e organizuar nga Komisioni evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, në të cilën do të iniciojnë platformën e Ballkanit Perëndimor për arsimim dhe përgatitje në shkollën rajonale për administratën publike RESPA në Danillovgrad.
Ky do të jetë hap i rëndësishëm për politikën rajonale të dialogut, i cili ka për qëllim harmonizimin më të mirë me standardet e BE-së në lëmin e arsimit dhe edukimit.
Pritet që platforma të avancojë politikën rajonale të dialogut në të gjitha nivelet e arsimimit dhe të mundësojë që edhe në Ballkanin Perëndimor të realizohet shkëmbimi i përvojave dhe trendeve më të reja zhvillimore në vendet anëtare dhe shkëmbimin e rezultateve të metodës së re të koordinimit, e cila është suazë për bashkëpunim në BE në sferën e arsimit.