12 Janar 2025

Kosova anëtare e barabartë në iniciativën Rajonale për Migrim

Shkup, 10 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka qëndruar sot shkurt në Shkup për të marrë pjesë në konferencën ministrore të Iniciativës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë.

Ministri Hyseni i është drejtuar kësaj konference me një fjalë rasti sot, kur edhe zyrtarisht Kosova është pranuar anëtare e plotë, me të drejta të barabarta në këtë iniciativë.

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndër-fqinjësor, ministri Hyseni tha se Kosova është fuqimisht e përkushtuar për bashkëpunim përmbajtjesor me të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, me qëllim të adresimit të dukurive që janë shqetësim për gjithë rajonin.

Ministri Hyseni ka shfrytëzuar këtë rast që të falënderojë të gjitha vendet që kanë përkrahur pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në këtë iniciativë dhe është zotuar që Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë përkatëse do të japin kontributin e plotë në këtë nismë rajonale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)