Koshtunica: Nikoliq ka legalizuar pavarësinë e Kosovës
Beograd, 7 shkurt - Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë Vojisllav Koshtunica i njohur për qëndrimin e tij nacionalist ndaj Kosovës ka vlerësuar se me takimin e mbrëmshëm me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, presidenti i Serbisë, Nikoliq ka legalizuar pavarësinë e Kosovës.
Marrëveshjet e aritura para këtij takimi dhe ato që do të arrihen pas këtij takimi Koshtunica i ka vlerësuar shumë të pafavorshme për Serbinë.
Ai ka kërkuar edhe dorëheqjen e kryemisnitrit të Serbisë, i cili siç ka thënë Koshtunica hap pas hapi në dialog me kryeministrin e Kosovës po çimenton kufirin midis Kosovës dhe Serbisë.