Koreja e Veriut teston bombën nukleare të hidrogjenit
Phenian, 6 janar - Koreja e Veriut ka njoftuar se suksesshëm e ka testuar bombën nukleare të hidrogjenit.
Nëse konfirmohet ky test nga Koreja, ky do të jetë testi i katërt i Koresë Veriore që i sfidon sanksionet e Kombeve të Bashuara dhe konfirmon një hap të madh përpara në zhvillimin e armëve bërthamore.
Këshilli Sigurimit të Kombëve të Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia, e kanë ftuar për sot një takim emergjent në lidhje me këtë pretenim të Koresë së Veriut.
Ky është një kërcënim për vendin tonë dhe është tërësisht i patolerueshëm, ka thënë kryeministri japonez, Shnozo Abe, duke e dënuar fuqishëm pretendimin e Koresë Veriore.
Japonia dhe Korea Jugore u zotuan se do të punojnë në kuadër të OKB-së për ta ndërshkuar Korenë e Veriut, ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se do të merr hapat e duhur për tiu përgjigjur provokimeve të Koresë së Veriut.
Korea e Veriut ka njoftuar se nuk do të keq dorë nga programi bërthamor për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara sillen si agresor
Regjimi mashtrues ka thënë më herët se do të veprojë si shtet i përgjegjshëm dhe nuk do ti përdorë armët bërthamore nëse nuk shkelet sovraniteti i saj.
Fuqia e një bombe me hidrogjen është shumë e herë më e madhe se ajo e një bombe atomike. Ajo realizohet nga fuzioni bërthamor i izotopeve të hidrogjenit në një reaksion zinxhir, i zhvilluar në vitin 1958 nga Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu ajo njihet se një bombë termo-bërthamore.
Ajo shihet si një bombë e pastër, krahasuar me bombën atomike, pasi ka më pak mbetje radioaktive, por është shumë më e fuqishme.
Ndryshe nga bomba atomike, bomba me hidrogjen mundësohet nga shkrirja e elementeve të lehta në elemente më të rënda. Përmasat e kësaj bombe janë të vogla, madje ajo mund të përshtatet edhe në mbushjen e raketave balistike.
Deri tani, Koreja e Veriut besohet të ketë kryer 3 teste bërthamore që prej vitit 2006, të gjithë në zonën e njohur si Punggye-ri. Epiqendra e lëkundjeve të fundit është zbuluar rreth 50 kilometra larg nga Punggye-ri, në një thellësi rreth 10 kilometra.