Koreja e Veriut lëshon një raketë balisitike
Seul, 4 korrik - Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike në ujërat e saj lindore, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut (JCS).
Sipas një deklarate, raketa balistike u lëshua në drejtim të Detit Lindor nga qyteti Banghyeon i provincës veriore Pyongan, rreth orës vendore 9:40 (0040 GMT).
Lëshimi i raketës iu raportua menjëherë presidentit Moon Jae-in, thuhet në deklaratë.
Duke iu referuar medias japoneze, agjencia Yonhap tha se raketa dyshohet të ketë rënë zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë.