13 Janar 2025

Koreja e veriut kërcënon SHBA-të me sulm atomik

Penian, 4 shkurt - Sot Koreja e veriut ka mohuar mundësinë e rinisjes së bisedimeve me Amerikën dhe ka kërcënuar se në rast të ndonjë agresioni nga ana e Amerikës ajo do të përgjigjet me luftë bërthamore dhe kibernetike.

Në deklaratën e fundit të komisionit të lartë mbrojtës, që është një prej organeve të larta ushtarake të Koresë së veriut thuhet se është folur mbi veprimet e ndërmarra nga Washingtoni dhe Peniani për rinisjen e negociatave 6 palëshe.

 Mirëpo komisioni i lartë mbrojtës i Koresë së veriut ka thënë se deklarata e fundit e Barak Obamës dëshmon se amerikan synon të gjunjëzojë dhe shfarosë Korenë e veriut.

Në deklaratën e 22 janarit, Obama ka thënë se regjimi i Koresë së veriut më në fund do të detyrohet të rrëzohet duke e cilësuar Korenë e veriut vendin më të izoluar në botë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)