08 Janar 2025

Koreja e Veriut ka dështuar në lansimin e raketës

Phenian, 16 prill - Mediat kineze kanë njoftuar se se përpjekja për lëshimin e një rakete të re nga Koreja e Veriut ka dështuar.

Besohet se kjo raketë nuk ishte një raketë ndërkombëtare balistike, siç kishte njoftuar Koreja e Veriut, ndërkohë ende nuk janë të qarta shkaqet e dështimit.

Agjencia koreanojugore e Lajmeve \"Yonhap\" ishte e para që njoftoi për dështimin e nisjes, duke cituar ushtrinë vendase.

Edhe Ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se Koreja e Veriut ka dështuar në përpjekjen e saj për të testuar lansimin një raketë më herët gjatë 16 prillit.

“Koreja e Veriut ka tentuar të testojë një tip të paidentifikuar të raketës nga zona Sinpo mëngjesin e sotëm, por ne besojmë se lasimi i raketës ka dështuar”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.

Shefat e përbashkët të stafit të Koresë së Jugut gjithashtu kanë thënë se Veriu ka tentuar të lansojë një “raketë të paidentifikuar”, por testi ka dështuar.

Ushtria amerikane, që ka stacionuar trupat në Korenë e Jugut, gjithashtu ka thënë se ka detektuar dështimin e lansimit të një rakete.

Kjo provë vjen një ditë pasi Veriu shfaqi raketat balistike dhe pajisje të tjera ushtarake në një paradë masive dhe u zotua se është e gatshme të kryejë sulme bërthamore, kundër armiqëve.

Pas rritjes së tensioneve dhe shqetësimeve se Veriu mund të jetë duke u përgatitur për të kryer ndonjë test bërthamor, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur, atë që presdienti Donald Trump e quan “një armatë” të anijeve, përfshirë avionmbajtës, në ujërat në Gadishullin Korean.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)