Korea e Veriut lëshoi sot herët një raketë balistike
Phenian, 24 gusht - Korea e Veriut lëshoi herët të mërkurën një raketë balistike nga nëndetësja në ujërat detare në lindje të vendit.
Lëshimi u krye pasi Korea e Jugut dhe ShBA-ja filluan të hënën manovrat ushtarake.
Siç mësohet, raketa pasi fluturoi mbi 500 kilometra, u rrëzua në territorin detar të Japonisë.