Korea e Veriut dështon në lëshimin e raketave balistike
Phenian, 15 prill - Përpjekja e Koresë së Veriut për lëshimin mëngjesin e së premtes të një rakete balistike në ujrat lindore, ka dështuar.
Agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Koresë së Jugut bën të ditur se raketat mendohet të kenë qenë me rreze të mesme, të tipit Musudan.
Para 3 javësh Korea e Veriut dislokoi 2 raketa të lëvizëshme Musudan në lindje të zonës Wonsan.
Këto raketa janë të afta të godasin një pjesë të territorit të SHBA-së, siç është Guam dhe të mbërrijnë deri në afërsi të Alaskës.