Korea e Jugut kërkon ashpërsimin e sanksioneve ndaj Phenianit
Berlin, 6 korrik - Presidenti koreano-jugor kërkoi dje nga Berlini sanksione më të ashpra kundër Phenianit, pas lëshimit për herë të parë të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), që ai e cilësoi si provokim.
\"Koreja e Veriut duhet t\'i japë fund menjëherë kësaj ne duhet të punojmë në kuadër të sanksioneve më intensive kundër këtij vendi\", deklaroi Moon Jae-In.
Presidenti Moon zhvilloi një konferencë shtypi me kancelaren, Angela Merkel, e cila e mbështeti propozimin e tij.
\"Raketa balistike ndërkontinentale që Koreja e Veriut testoi është në gjendje të mbaje një mbushje bërthamore\", theksoi dje agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve, KCNA.
Kjo raketë, që u lëshua në çastin kur ShBA-ja po përgatitej të festonte Ditën Kombëtare, mund të arrijë deri në Alaskë, sipas ekspertëve amerikanë.