10 Janar 2025

Kongo, 45 viktima në një sulm

Kinshasa, 15 gusht - Militantët e një grupi antiqeveritar nga Uganda sulmuan në fundjavë një fshat në lindje të Kongos ku mbetën të vrarë 45 vetë.

Presidenti i Kongos Josef Kabila tha se \"ky është një sulm terrorist i njejtë me ata në Mali, Francë, Somali dhe në vende të tjera të botës.\" Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t\'u kushtojë vëmendje edhe sulmeve terroriste në Kongo.

Qysh nga viti i kaluar, në lindje të Kongos grupet ekstremiste nga Uganda kanë vrarë mijëra banorë, pavarësisht luftës ndaj tyre të ushtrisë kongoleze.

Kongo (Kinshasa) kufizohet me Ugandën në lindje, një zonë e trazuar prej 20 vjetësh, për shkak të sulmeve antiqeveritare të militantëve nga Uganda.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)