Konflikti ushtarak në Ukrainë shpërngul 1.2 milionë persona
Kiev, 12 janar - Zyra e OKB për koordinimin e çështjeve humanitare ka deklaruar se konflikti ushtarak në Ukrainë ka shkaktuar shpërnguljen e mbi 1.200.000 personave.
Agjencia e lajmeve Spotnik njoftoi se statistikat më të fundit të publikuar nga autoritetet e OKB tregojnë se për shkak të luftimeve në rajonet lindore të Ukrainës, 633.523 persona të shpërngulen brenda këtij vendi, ndërsa 593.622 persona të tjerë janë detyruar të dalin në vendet fqinjë të Ukrainës.