Konflikti në Ukrainë, 1367 të vdekur e mbi 3.9 milionë të prekur
Kiev, 6 gusht - Drejtori i operacioneve në Zyrën e Bashkërendimit të Çështjeve Humanitare të OKB-së John King u shpreh të martën se konflikti në Ukrainën Lindore ka shkaktuar të paktën 1367 të vdekur dhe ka prekur të paktën 3.9 milionë veta.
John King vuri në dukje se gjendja humanitare në zonën e konfliktit në Ukrainë po vazhdon të përkeqësohet dhe infrastruktura në zonat urbane është shkatërruar rëndë.
King i bëri thirrje qeverisë ukrainase të krijojë sistemin e regjistrimit të të zhvendosurve, për të siguruar plotësimin e nevojave të ndihmës humanitare.
Ai u shpreh gjithashtu se përgatitjet për përballimin e dimrit do të përbëjnë thelbin e ndihmës humanitare në Ukrainën Lindore.