Konfirmohet identiteti kosovarëve të vrarë dhe plagosur në Mynih
Mynich, 23 korrik - Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, është njoftuar zyrtarisht nga policia gjermane se dy nga nëntë viktimat e sulmit të djeshëm në Mynich, janë edhe të rinjtë kosovarë: Aremela Segashi, Dijamant Zabërgja si dhe shqiptarja Sabinë Sulaj e cila është në identifikim e sipër.
Përfaqësuesit e policisë gjermane, përmes komunikimit zyrtar me autoritetet e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në Mynich, kanë njoftuar se në mesin e të plagosurëve janë edhe tre shtetas tjerë sipas tyre aktualisht me status të panjohur të shtetësisë, Mirsad Jovanivic dhe Benet Adili, kurse Lumnije Azemi e datëlindjes 20.04.1972 është shtetase e Kosovës.
MPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane për të siguruar më shumë informacione lidhur më shtetësinë e qytetarëve të lënduar.