Komuniteti ndërkombëtar ka njohur pjekurinë e Kosovës
Beograd, 12 shtator - Drejtoresha e Këshillit të Helsinkit të Serbisë, Sonja Biserko ka deklaruar në Prishtinë se përmbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur është një ngjarje e madhe për Kosovën.
Sipas saj, me këtë akt komuniteti ndërkombëtar ka njohur pjekurinë e autoriteteve të Kosovës si dhe aftësinë dhe përgjegjshmërinë e tyre për atë që do të ndodhë në Kosovë.
Mendoj që kjo është një datë e rëndësishme edhe për atë që do të ndodhë edhe në Kosovë, ka thënë Biserko për mediat serbe.
Ajo ka theksuar se në bazë ndryshimeve dhe gjithë asaj që ka ndodhur dhjetë viteve të kaluara, Kosova meriton këtë mirënjohje.
Ajo që gjendet para tyre dhe që është problem i të gjitha shoqërive në rajon, është tarnsformimi i shoqërisë mbi disa vlera të reja, kjo mbase është për ndonjë brez të ri dhe mendoj se kjo është një përcaktim për zhvillimin e shoqërisë kosovare në dhjetë vitet e fundit, ka thënë ajo.
Biserko ka deklaruar se pozita e serbëve në Kosovë, veçanërisht e atyre në veri varet edhe nga sjelljet dhe politika e Beogradit.