Komisioni Evropian sot publikon raportin e progresit për Kosovën
Bruksel, 8 shtator - Komisioni Evropian pritet të publikojë sot raportet individuale të progresit për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit në mesin e tyre edhe Kosova.
Komisioni Evropian pritet që edhe këtë vit të konfirmojë se shtetet e rajonit kanë miratuar ligje në kuadër të procesit të reformave, porse ka ende ngecje në zbatimin e tyre.
Sa i përket Kosovës, Komisioni do të vlerësojë si të arritura negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe marrëveshjet në dialogun me Serbinë.
Ndërsa, si shqetësime do të përmenden siguria e gazetarëve dhe ndërhyrja politike në media, gjyqësor dhe administratë publike.