Komisioni Evropian sot e shpall raportin e progresit për Kosovën
Komisionari evropian për politikën e fqinjësisë dhe negociatat për zgjerim, Johannes Hahn, i paraqet raportet e progresit për këto vende para Komitetit të çështjeve të jashtme të Parlamentit Evropian.
Do të shpallen raportet e progresit për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnjë Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.
Raporti për Kosovën zyrtarisht do ti dorëzohet ministrit të integrimeve evropiane, Bekim Çollaku.
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku takohet me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Samuel Zhbogar, i cili do ti dorëzojë zyrtarisht ministrit Çollaku Raportin vjetor për Kosovën 2015, me rastin e publikimit të Paketës së zgjerimit, të përbërë nga Strategjia e zgjerimit së bashku me Raportet e përveçme për shtetet nga Komisioni Evropian.