Komisioni Evropian miraton MSA-në për Kosovën
Bruksel, 30 prill - Sot, Komisioni Evropian miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën dhe konfirmoi rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Ditën e sotme, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka cilësuar si ditë të shënuar e cila konfirmon përkushtimin Kosovës për një rrugë të drejtë të cilën ajo është duke e ndjekur, të sigurt që ky kapitull i ri i historisë do të jetë udhërrëfyes drejt sukseseve të reja.
Dua ti përgëzoj qytetarët e Kosovës, partneret tanë dhe të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces për një punë të mrekullueshme e cila është dëshmi e qartë e përkushtimit tonë shtetëror dhe vizionit të qartë për të ardhmen.
Rruga jonë është trasuar dhe tani duhet ti përvishemi punës për implementimin e kësaj marrëveshjeje. Do të jetë rrugë e gjatë, por unë jam më se i sigurt që bashkërisht do tia dalim, vlerëson kryetari Veseli.