Komisioni Europian kërkon nga Greqia të bëj
Bruksel, 8 qershor - Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker i bëri thirrje Greqisë të paraqesë sa më parë një propozim alternativ për reforma, që të vazhdojnë bisedimet.
Greqia po zhvillon negociata të vështira me kreditorët ndërkombëtarë për një marrëveshje borxhi.
Të mërkurën e kaluar qeveria greke refuzoi propozimet e kreditorëve, që përfshijnë rritjen e taksave dhe shkurtimin e pensioneve. Duke iu drejtuar të premten parlamentit grek, kryeministri Tsipras e quajti \"të pa arsyeshëm\" propozimin.
Nga Bavaria ku zhvillon punimet samiti i G7, Juncker ka shprehur zhgënjim ndaj deklaratës së Tsiprasit, duke e akuzuar atë për keqinterpretim të propozimit të kreditorëve.
Juncker shtoi se kreu i qeverisë greke e njeh mirë gjendjen sdhe e kreditorët ishin të gatshëm për të diskutuar rreth pikave kryesore të mosmarrëveshjeve mes tyre.