13 Janar 2025

Kolinda Grabar- Kitaroviç është zgjedhur Presidente e Kroacisë

Zagreb, 12 janar - Në një garë të ngushtë me presidentin e deritashëm Ivo Josipoviq, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci që u mbajtën dje, presidente e re e vendit do të jetë Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Ajo bëhet gruaja e parë në krye të shtetit kroat pasi fitoi në një garë të ngushtë me Presidentin Ivo Josipoviç, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci që u mbajtën dje.

Grabar- Kitaroviç, një diplomate e lartë që i përket partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) fitoi 50.44 për qind të votave, rezultat i bazuar në 80 për qind të votave të numëruara zyrtarisht. Rivali i saj nga e majta, Ivo Josipoviç, mori 49.56 për qind të votave.  

Dy orë pas mbylljes së kutive të votimit, Josipoviç ka pranuar humbjen “U krye, Zonja (Krabar- Kitaroviç) ka fituar”, citojnë mediat kroate të ketë thënë Josipoviç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)