15 Janar 2025

Koha ka provuar se vendimi për ndërhyrje në Kosovë ishte i drejtë

Uashington, 25 shtator - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ishte i ftuar nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në Takimin e Dhjetë tё Nismës Globale \"Clinton\".

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ishte i ftuar nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në Takimin e Dhjetë tё Nismës Globale \"Clinton\", që zhvilloi punimet nё New York, nga 21 deri 24 shtator.

Sipas një njoftimit të Presidencës së Shqipërisë, në sesionin plenar tё mbylljes të kësaj veprimtarie të rëndësishme e të përvitshme me temë: “Ri imagjinimi i ndikimit” që trajtoi, bazuar nё pёrvojё, se si i vlerësojnë anëtarët e kësaj nisme rezultatet e përkushtimit të tyre, si i shfrytëzojnë sukseset dhe mësojnë nga dështimet pёr tё nxitur qasjet e paraprira qё ndikojnë nё krijimin e vlerave dhe në zhvillimin e botës.

Nё fjalёn e tij pёrshёndetёse, Presidenti Clinton vuri nё dukje gjithashtu bashkёpunimin e ngushtё me Shqipёrinё gjatё Presidencёs sё tij, dhe theksoi, mё tej, se koha ka provuar se sa i drejtё ishte vendimi amerikan pёr tё vepruar energjikisht pёr tё shpëtuar shqiptarёt e Kosovёs nga dhuna dhe gjenocidi serb.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)