Kocijancic: Takimi Jahjaga-Nikolic, i rëndësishëm e simbolik
Bruksel, 6 janar - Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e konsideron si shumë të rëndësishëm takimin në mes të presidentes së Kosovës dhe atij të Serbisë.
Ajo iu ka bërë ftesës presidentes Atifete Jahjaga dhe homologut të saj serb, Tomislav Nikolic, derisa gjatë ditës së sotme, Ashton do të zhvillojë fillimisht takime të ndara, dhe pastaj një takim të përbashkët.
Takimi ndodh në kontekst të përmirësimit të marrëdhënieve, kjo do jetë tema kryesore, për ne është i rëndësishëm takimi, sepse ka domethënie simbolike, u shpreh zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijancic, raporton Rel.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se takimi i saj me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq, paraqet takim simbolik, meqë kjo është hera e parë që takohen presidenti i Republikës së Kosovës dhe ai i Republikës së Serbisë.